Facebook pixel
Home > Produkte > FlexMac DT

FlexMac DT

Image

FlexMacDT përdoret si njëzgjidhje e shpejtë per vendosjen e barrierave për mbrojtjen nga përmbytjet, ngritjen e argjinaturave dhe për të ofruar mbështetje për punimet e përkohshme. Ai përbëhet nga një strukturë shumëqelizore e bërë nga rrjetë teli me hoje gjashtëkëndore me dopio torsion. Rrjeta është e përforcuar me shufra çeliku vertikale dhe e veshur nga brenda me një shtrese gjeotekstile jo të endur.

Struktura qelizore është e mbushur me materiale mbushëse të disponueshme në vend për të siguruar një sistem qe pengon rritjen e niveli te ujit , ose për gërmimet mbështetëse në punime të përkohshme. Njësitë FlexMac DT janë bashkuar me njëra-tjetrën në mënyrë gjatësore duke përdorur kunjat lidhëse për të perfituar gjatësinë e kërkuar të strukturës.

Image

Rrjeta e telit me hoje gjashtëkëndore me dopjo torsion është projektuar për të siguruar rezistence me fleksibilitet. Kjo i jep strukturës fleksibilitet më të madh se zgjidhjet më të ngurta dhe është ideale në zonat ku mund të ndodhin ulje diferenciale. Pasi njësia FlexMac DT arrin nivelin e saj kritik te punes , është e mundur të ripërdoret njësia, duke e ngritur me kujdes, duke lejuar që materiali i mbushjes të bjerë jashtë. Suksesi i këtij operacioni varet nga materiali mbushës i përdorur dhe gjendja e njësisë pas përdorimit.

Lidhu me ekspertët tanë sot

Ekipi ynë i ekspertëve është gati dhe i etur për t’ju ndihmuar: qoftë nëse keni pyetje rreth produkteve tona më të fundit apo kërkoni zgjidhje të personalizuara për sfidat tuaja specifike, ne jemi vetëm një klikim ose telefonatë larg.

Image